Emrat/ Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin stampat e veshjeve në Tiranë, arrestohen edhe dy administratorët

Emrat/ Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin stampat e veshjeve në Tiranë, arrestohen edhe dy administratorët

Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim, Ozkan Sulun dhe Lindion Haka. Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara. I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi. Dje, gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë. Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21...