EMRAT/ Zbardhet dinamika e plagosjes së 25-vjeçarit në Vlorë, autori e goditi me thikë në kraharor pas konfliktit të mëparshëm

EMRAT/ Zbardhet dinamika e plagosjes së 25-vjeçarit në Vlorë, autori e goditi me thikë në kraharor pas konfliktit të mëparshëm

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori Shkëmbor Skënderaj ka hyrë brenda berberhanes ku ndodhej 25-vjeçari Margarit Shakaj dhe e ka goditur atë me thikë në kraharor. Pas sulmit, ai ka hedhur thikën në trotuar dhe është larguar me vrap nëpër lagje. Deri tani, policia ende nuk ka arritur ta kapë. Top Channel