EMRAT/  U arrestuan pak ditë më parë për shitje të narkotikëve, policia sekuestron armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në banesën e tyre

EMRAT/ U arrestuan pak ditë më parë për shitje të narkotikëve, policia sekuestron armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në banesën e tyre

Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve Mikeljan Toma, dhe Renato Mneri, të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim. Nga hetimet ka rezultuar se Toma kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali). Nga kontrolli...