Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe vendosi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki. Të dy u arrestuan nga Policia e Kukësit të premten, më 4 korrik, në zonën e njohur si “Ura e Hasit”, nën akuzën për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri. Sipas hetimeve paraprake, Qenaj dhe Mallaki, banues në Prizren, trafikonin armë përmes kufirit jeshil me qëllim shitjen e tyre në territorin shqiptar. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, efektivët e policisë zbuluan dhe sekuestruan 8 armë...