Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri, kush janë dy të rinjtë e plagosur në Sarandë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, në lagjen numër 4 të qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas raportimeve paraprake nga ky qytet, dy të plagosurit janë paraqitur në urgjencë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, përkatësisht 32-vjeçari Gëzim Hoxha dhe 24-vjeçari Ernest Lamaj. Në njoftimin e policisë thuhet se dy të plagosurit do të nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Aktualisht nuk dihen shkaqet apo rrethanat e tjera të ngjarjes së ndodhur...