EMRAT – Ngjarje e rëndë në familje, burri vret bashkëshorten dhe largohet në drejtim të paditur…

EMRAT – Ngjarje e rëndë në familje, burri vret bashkëshorten dhe largohet në drejtim të paditur…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, në afërsi të zonës së Zogut të Zi, ku një burrë, i identifikuar si Hysni Patushi, 69 vjeç, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.Gruaja, e identifikuar si Lumturi Patushi, 58 vjeç,  është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshortëve, ndërsa ndodhej edhe nipi i mitur i tyre, 14 vjeç. Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe dhëndri i çiftit, i cili është shoqëruar nga policia.Pas ngjarjes, Hysni Patushi është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.Post navigation