Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emrat/ Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori i subjektit. Procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së
Është arrestuar shtetasi Ibrahim Kruja, administrator i një subjekti pasi ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës. Po ashtu janë proceduar penalisht edhe dy punonjës të IMT-së së bashkisë Korçë, Ilir Lemillari dhe inspektori Emil Kafexhiu. Kruja dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Njoftimi: Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit. Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë. Pezullohen dhe procedohen disiplinarisht disa efektivë të Policisë së Shtetit. Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori...