EMRAT/ Krim i rëndë në Shkodër, vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit
Një krim i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (8 shtator) në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, rreth orës 05:30. Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një konflikti me motive të dobëta, por shkaqet e të cilit nuk janë bërë ende zyrtare. Sipas dinamikës paraprake, Andri Vulaj, 25 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri ndaj Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç. I vdekur ka mbetur një 24 vjeçar i qëlluar me armë zjarri, teksa u plagos edhe babai i tij 63 vjeç. Autori i krimit i qëlloi me pistoletë gjatë konfliktit mes tyre, teksa mbeti edhe vetë i plagosur me thikë në përplasje....
Burimi:
javanews.al