EMRAT/ I vunë zjarrin dhe dogjën 450 metër katrorë bimë e pemë frutore në Finiq, policia arreston në flagrancë 2 persona

EMRAT/ I vunë zjarrin dhe dogjën 450 metër katrorë bimë e pemë frutore në Finiq, policia arreston në flagrancë 2 persona

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë shtetasit Pranvera Gkergkis dhe Idajet Roshi pasi  dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore. “Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq. Këta shtetas, më datë 05.07.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme,...
Burimi: Syri.net