Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Akuzohen për blerje votash, SPAK çon për gjykim 5 persona, mes tyre dhe kandidati i PD
Prokuria e Posaçme (SPAK) ka dërguar në GJKKO dosjen kundër 5 personave të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë. Sipas SPAK, katër prej tyre (Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi) akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat për kryetar bashkie nga Partia Demokratike, akuzohet për moskallëzim të kësaj veprimtarie të paligjshme, ndonëse ishte në dijeni. Hetimet zbuluan se ata kanë siguruar dhe shpërndarë bileta udhëtimi për të paktën 64 persona, me qëllim që këta të ktheheshin në Shqipëri për të votuar në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha....