Emiri nga Komisariati Nr. 1: PD do të mbështesë protestën, do të përshkallëzohet nëse Rama nuk jep dorëheqjen
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para komisariateve të kryeqytetit, ku mbahen protestues të arrestuar dhunshëm nga policia në protestën e 94-të kundër Edi Ramës. Pranë Komisariatit Nr. 1 në Tiranë ka shkuar edhe Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julinda Emiri, për t'u gjendur pranë qytetarëve të arrestuar. Në një prononcim për Syri TV me gazetarin Endri Vrenozi, Emiri theksoi se PD do të mbështesë protestën dhe se ajo do të vijojë të përshkallëzohet në ditët në vijim, nëse Rama nuk jep dorëheqjen. Kryetarja e KK të PD theksoi gjithashtu se platformat propagandistike të Ramës si “Besa” dhe “Pasqyra” janë truke të cilat nuk mund ta shpëtojnë dot më. Më tej, ajo hodhi edhe akuza ndaj SPAK, për të cilin theksoi se po amniston korrupsionin...
Burimi:
syri.net