Emily Ibanez Guerrero fiton tri medalje të arta dhe thyen dy rekorde botërore për Kosovën
Peshëngritësja 15-vjeçare Emily Ibanez Guerrero ka shënuar një sukses historik për Kosovën, duke fituar tri medalje të arta dhe duke thyer dy rekorde botërore në Kampionatin Evropian për juniorë dhe U-23, që po mbahet në Durrës të Shqipërisë. Në debutimin e saj me Kosovën, Guerrero triumfoi në kategorinë deri në 69 kilogramë, në garën për juniorë, duke fituar medaljen e artë në shkëputje, në shtytje dhe në totalin e dy disiplinave. Garuesja ngriti 103 kilogramë në shkëputje dhe 128 kilogramë në shtytje, duke grumbulluar gjithsej 231 kilogramë dhe duke siguruar medaljen e tretë të artë. Sipas Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, ajo vendosi gjithashtu dy rekorde botërore në këtë garë. Me prejardhje nga Kuba, Emily Ibanez Guerrero deri më tani kishte garuar për Kanadanë. Ajo...
Burimi:
kultplus.com