Emigranti në SHBA: Më ofruan të bëhem pjesë e administratës, refuzova të jem ushtar apo patronazhist! S’do pranoj kurrë të jem pjesë i këtij sistemi

Emigranti në SHBA: Më ofruan të bëhem pjesë e administratës, refuzova të jem ushtar apo patronazhist! S’do pranoj kurrë të jem pjesë i këtij sistemi

Një i ri deklaroi se para se të largohej në SHBA i ishte ofruar që të bëhej pjesë e administratës si një student me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Drejtësisë. Teksa mori fjalën në protestë, ai theksoi se refuzoi që të bëhej pjesë e administratës, që e cilësoi si të korruptuar, sepse do të bëhej vetëm një “ushtar” dhe “patronazhist”. Ai shtoi se nuk do të pranojë asnjëherë që të bëhet pjesë e një sistemi që është i inkriminuar. “Para se të largohesha drejt New York-ut kam qenë student i shkëlqyer në fakultetin e Drejtësisë. Edhe mua më erdhi ofertë për t’u bërë pjesë e administratës, e kësaj administrate të inkriminuar, ku do të jepnin rrogën e qelbur dhe në fund të fundit do...