Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm, Fatjon Fasho. Në krye të institucionit të vuajtjes së dënimit është rikthyer Lorent Nake, i cili ishte dorëhequr nga ky post në shkurt të vitit 2024, pas një drejtimi prej rreth katër muajsh. Pas dorëheqjes, Nake drejtoi forcat “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës.
Burimi: Opinion.al