Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Adela Demetjan si drejtoreshë të Galerisë Kombëtare të Arteve. “EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.