Emërimet në kupolën e Policisë së Shtetit/ ‘Luftë e ashpër klanesh’, Prençi: Braktisja e uniformës, dëshmi e dështimit

Emërimet në kupolën e Policisë së Shtetit/ ‘Luftë e ashpër klanesh’, Prençi: Braktisja e uniformës, dëshmi e dështimit

Sistemi i Policisë së Shtetit duket se ka prekur fundin, duke u shndërruar në një aparat që tregon forcën vetëm me qytetarët e thjeshtë, ndërsa mbyll sytë përpara paligjshmërive të mëdha. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ish drejtuesi i lartë në Policisë e Sshtetit, Shemsi Prençi shprehet se braktisja e uniformës blu është dëshmia më e fortë e dështimit institucional. Saipas tij, statistikat janë alarmante nëse bëhet një krahasim me dekadën e shkuar, ku në vitin 2014, për 600 vende vakante në patrullën e përgjithshme aplikuan rreth 10,000 të rinj. Sot, theksoi ai, situata është kthyer në një katastrofë të vërtetë: për 2,000 vende të lira, nuk kanë garuar as 150 persona. Për Prençin, rënia e besimit tek organizata dhe humbja...