Të lënduar policë, gazetarë dhe protestues, çfarë raporton Ministria e Shëndetësisë?
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat paraprake për personat e lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas njoftimit të publikuar në orën 14:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëra shtetase e huaj, dhe protestues. Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, janë të vetëdijshëm dhe po marrin trajtim në urgjencë. Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve raportohet e mirë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme: Në Spitalin Universitar të Traumës...
Burimi:
ntv.al