Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ëmbëlsirat “e hidhura”, 8-vjeçar blen 70,000 karamele nga telefoni i nënës: Do bëj festë me shokët
Një surprizë e pabesueshme e priste një nënë nga Kentucky kur pa në pragun e derës së shtëpisë jo një, jo dy, por dhjetëra kuti plot me… karamele! Porosia ishte vepër e djalit të saj tetëvjeçar, i cili, ndërsa luante me telefonin e saj , vendosi të bënte një blerje të madhe nga Amazon. Holly LaFavers tha se u përpoq të anulonte porosinë e Liamit të vogël për rreth 70,000 karamele, por ishte tepër vonë. Amazon kishte vazhduar tashmë me dërgesën, duke dorëzuar 22 kuti të plota me ëmbëlsira shumëngjyrëshe. ” Ai më tha se donte të organizonte një festë dhe porositi karamelet si dhurata për miqtë e tij “, tha znj. LaFavers. Megjithatë, habia u shndërrua shpejt në tronditje kur nëna kontrolloi llogarinë e...