Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz “Premio Adelaide Ristori 2025” në Itali, për rolin në “Negotiating Peace”
👁9081
Aktorja e mirënjohur shqiptare Ema Andrea është nderuar me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”, për rolin e saj në shfaqjen “Negotiating Peace”, një bashkëprodhim teatror ndërkombëtar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia. Për çdo vit, që nga viti 1998 Soroptimist International d’Italia – Club Cividale del Friuli ndan çmimin prestigjioz “Adelaide Ristori” për artisten/in më të mirë të edicionit paraprak të Festivalit Mittelfest. Për vitin 2024, ky çmim i është ndarë aktores Ema Andrea, për rolin e saj në dramën e Jeton...