Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
👁13764
Elvis dhe Belina Pupa janë akuzuar në Australi për kultivimin e bimëve narkotike. Siç raportojnë mediat australiane, Belina Pupa, 39 vjeç ka dalë para gjykatës pasi akuzohet se ka mbjellë 43 bimë kanabisi në pronën e saj në Ascot Park. Raportohet se bashkëshorti i saj, aktori i humorit Elvis Pupa është arratisur nga vendi. Sipas mediave australiane, Belina doli në gjyq të martën duke kërkuar që të mos i kufizohet lëvizja, pasi duhet të udhëtojë jashtë shtetit për çështje pune. Sipas saj, zonja Pupa ka biznese në Shqipëri dhe SHBA, përveç se në Australi. “Zonja Pupa është punonjëse sociale, terapiste...