Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani ka folur me sinqeritet për ndjenjat e tij lidhur me historinë e ndihmës që i dha këngëtares Parashqevi Simaku, duke pranuar se gjithë kjo vëmendje ka ndikuar edhe në perceptimin e publikut për figurën e tij. Në një intervistë gjatë pushimeve në jug të vendit për emisionin “Pushime on Top”, Ilirjani u shpreh se pavarësisht krenarisë për Parashqevinë, ka ndjerë një lloj “xhelozie”, pasi publiku e lidh tashmë vetëm me këtë rast dhe jo me pjesën tjetër të karrierës së tij. “Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort,...