Elon Musk premton nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, dhurata kap vlerën e 18 miliardë dollarëve
Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka bërë të ditur një nismë të re përmes së cilës synon t’u dhurojë nga dy aksione të kompanisë SpaceX fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, në një angazhim që vlerësohet në rreth 18 miliardë dollarë. Sipas njoftimit të publikuar nga Musk në platformën X, secili fëmijë do të përfitojë një aksion të emetuar nga vetë kompania dhe një tjetër që do të dhurohet personalisht nga miliarderi. Megjithatë, ai nuk ka dhënë ende hollësi se si do të organizohet shpërndarja e aksioneve. Nisma lidhet me programin “Trump Accounts”, i cili synon t’u mundësojë të gjithë amerikanëve nën moshën 18-vjeçare të përfitojnë nga tregu i aksioneve dhe të krijojnë pasuri që në moshë të hershme. Sipas të dhënave të...
Burimi:
kultplus.com