Burimi:
Telesport.al

Elite Youth Development Academy zhvillon stërvitje me stafin teknik të Kombëtares shqiptare
👁12136
11 Prill 2025 15:52 Telesport Projekti ambicioz i Federatës së Futbollit “Elite Youth Development Academy”, ku 37 futbollistë të rinj stërviten dhe jetojnë së bashku që prej muajit shtator, vijon të ecë me hapa frymëzues. Djemtë e rinj kuqezi janë aktivë çdo javë me stërvitjet e programuara, ndeshje miqësore dhe takime të hapura me të ftuar nga bota e futbollit. Së fundmi, ata zhvilluan një seancë stërvitore me stafin teknik të Kombëtares shqiptare, ku trajnerët dhe preparatorët atletikë me eksperiencë shumëvjeçare në futboll, u mësuan futbollistëve të Elite Youth Academy skema taktike dhe ushtrime të ndryshme për të përmirësuar aftësitë...