Elisa Spiropali viziton familjen Subashi në Marikaj: Rindërtimi ka sjellë jetë të re në komunitet

Elisa Spiropali viziton familjen Subashi në Marikaj: Rindërtimi ka sjellë jetë të re në komunitet

Ministrja Elisa Spiropali ka vizituar familjen e Sherif Subashit në fshatin e rindërtuar Marikaj, ku është njohur nga afër me historinë dhe kontributin e tyre në jetën e përditshme të komunitetit. Pavarësisht dëmtimeve të vogla që familja ka pësuar nga tërmeti, ata treguan për ndryshimet pozitive pas rindërtimit: rrugë të reja, një shkollë moderne dhe 104 apartamente të reja për banorët e zonës. Gjatë vizitës, ministrja mori një dhuratë të veçantë, një letër nga mbesa e vogël e familjes, e quajtur Elisa, një adashe e saj, të cilën tha se do ta ruajë me shumë dashuri.
Burimi: Kohajone.com