Elia Caprile merr pasaportën e Shqipërisë, portieri italian mund t’i bashkohet Kombëtares tonë
A mund t’i bashkohet Elia Caprile, Kombëtares tonë? Përpara disa kohësh, në media u publikua se portieri italian i Cagliarit, mund të vishej kuqezi. Për momentin, lidhja e tij e vetme me Shqipërinë, është bashkëshortja e tij, shqiptare. Por sot ka shkuar një hap më tej historia pasi Elia Caprile është pajisur me pasaportën shqiptare, me dekretin e presidentit Bajram Begaj. Por sipas FIFA-s, kjo nuk mjafton dhe mbetet të shihet nëse FIFA do t’i jap leje apo do të gjendej një tjetër lidhje që portieri i Cagliarit të vijë te Shqipëria. Por jo vetëm Caprile, edhe mbrojtësi që ka qenë te Kosova, Amar Gerxhaliu, pjesë e Eruzurmspor, është pajisur me pasaportën shqiptare. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com