Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Elefanti vret dy turiste në parkun kombëtar të Zambias
Dy turiste në Zambia u vranë nga një elefant të enjten, ndërsa ishin duke bërë një safari në këmbë në një park kombëtar, tha policia, raporton CNN. Komisioneri i Policisë së Provincës Lindore, Robertson Mweemba, tha se viktimat, 68-vjeçarja Easton Janet Taylor nga Mbretëria e Bashkuar dhe 67-vjeçarja Alison Jean Taylor nga Zelanda e Re, u sulmuan nga një elefant femër. Policia tha se udhërrëfyesit e safarit që ishin me grupin u përpoqën ta ndalonin elefantin që të sulmonte gratë duke qëlluar drejt tij. Elefanti u godit dhe u plagos nga të shtënat. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes, udhërrëfyesit nuk ishin në...