“Elbasani po zbrazet, fëmijët po largohen”,  Mirela Karabina ngre alarmin për dramën sociale në qytet

“Elbasani po zbrazet, fëmijët po largohen”, Mirela Karabina ngre alarmin për dramën sociale në qytet

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Mirela Karabina, ka shpërndarë një mesazh të fortë përmes një postimi në Facebook, duke ngritur shqetësimin për largimin masiv të qytetarëve nga qyteti dhe mungesën e shpresës te të rinjtë. Ajo e përshkruan gjendjen aktuale si një dramë njerëzore që po zhvillohet në heshtje, ndërsa institucionet qëndrojnë pasive dhe qeveria, sipas saj, është zhytur në korrupsion dhe keqmenaxhim. Karabina ndan histori prekëse të qytetarëve me të cilët është takuar gjatë fushatës në Elbasan – pensionistë të vetmuar, studentë të papunë, profesionistë të lënë pas dore dhe biznese të vogla që po mbyllen...
Burimi: Sot.com.al