Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Elbasani, nis lufta për një fanellë titullari. Tri afrimet duhet të spostojnë emrat e lojtarëve të konsoliduar
Elbasani ka nisur fazën përgatitore në Greqi me një qëllim të qartë: ndërtimin e një grupi konkurrues për sezonin e ri në Superiore. Por përveç ngarkesës fizike dhe miqësoreve që do të shërbejnë si provë, kjo periudhë do të jetë mbi të gjitha një test i rëndësishëm për tri nga afrimet e merkatos verdheblu: portieri çek, Martin Janaçek, mesfushori Donart Ibraimi dhe sulmuesi izraelit, Roi Ben Shimon. Të tria këto përforcime janë lojtarë me potencial, por ende të panjohur për trajnerin Ivan Gvozdenoviç dhe për grupin ekzistues. Në thelb, kjo fazë në Greqi është më shumë sesa një përgatitje klasike....