Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elbasani në ditën e tretë nën pushtetin e tymit toksik
Vijon për të tretën ditë që të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane në landfillin e inceneratorit të Elbasanit. Mjete të rënda të firmave private, por edhe të ushtrisë hedhin vazhdimisht inerte në grumbullin e mbetjeve me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit. Nga ana tjetër, drejtues të repartit zjarrfikës shprehen se për momentin përpjekjet janë për ta mbajtur nën kontroll, pasi djegia në brendësi do të vijojë të çlirojë tymin toksik për një afat të papërcaktuar. Mijëra banorë prej ditësh po përjetojnë ndotjen e ajrit dhe erën e rëndë. Vetëm ndryshimi i erës mund t’u...