Elbasan/ Shpërthen tritoli në një apartament në Elbasan

Elbasan/ Shpërthen tritoli në një apartament në Elbasan

Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në vendin tonë pak pas mesnate. Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në një pallat në qytetin e Elbasanit. Nga shpërthimi nuk  ka persona të lënduar, pasi në apartamentin e shtetasit A. P ku ishte vendosur lënda plasëse nuk ka patur njeri. Ndërkohë, autoritetet kanë marrë në pyetje fqinjët e personit të cilit i përket apartamenti në hyrje të cilit shpërtheu lënda plasëse.
Burimi: Opinion.al