Elbasan/ Gjendet një trup i pajetë, zona përreth e djegur, Policia në vendngjarje

Elbasan/ Gjendet një trup i pajetë, zona përreth e djegur, Policia në vendngjarje

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në një zonë periferike të Elbasanit, ndërsa sipas informacioneve paraprake, territori përreth është i djegur. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Nuk dihet ende nëse vdekja e viktimës ka lidhje me zjarrin që ka përfshirë zonën. Më shumë detaje priten në orët në vijim.
Burimi: Syri.net