Ekzekutohet në Napoli ish-bosi i Camorra-s, Raffaele Afeltra! Detajet: Autorët e qëlluan me armë nga makina

Ekzekutohet në Napoli ish-bosi i Camorra-s, Raffaele Afeltra! Detajet: Autorët e qëlluan me armë nga makina

Raffaele Afeltra NAPOLI- Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me armë zjarri Raffaele Afeltra, në zonën e Napolit, në Pimonte. Mediat italiane shkruajnë se viktima, 69 vjeç, është sulmuar nga disa persona të panjohur, të cilët kanë qëlluar disa herë me pushkë të kalibrit 12. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një tokë në pronësi të Afeltrës, në zonën e Monti Lattari. Sipas hetuesve italianë, ai ndodhej brenda makinës së tij kur vrasësit iu afruan dhe hapën zjarr, duke qëlluar disa herë me armë drejt tij. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa autorët janë larguar. Deri tani nuk raportohet për persona të ndaluar në lidhje me ngjarjen. Kush ishte Raffaele Afeltra? Afeltra, i njohur me nofkën “’o burraccion”, ishte liruar pak kohë më parë,...