Transportonin 9 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën, në pranga tre të rinj nga Korça (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE ELBASAN- Tre persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi u kapën duke transportuar me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta të dyshuar se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Operacioni i koduar 'Tranzit 4' u zhvillua në orët e para të mëngjesit në bashkëpunim me Prokurorinë. Në pranga ranë Aldi Dishnica, Mateo Tacelli dhe Klevi Nallbati, të tre banues në Korçë. Sipas policisë, emigrantët dyshohet se kishin kaluar kufirin e gjelbër në Korçë dhe po transportoheshin drejt pikave kufitare të Hanit të Hotit dhe Morinës. Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjetet dhe pesë telefona celularë. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Ndihma për...
Burimi:
zeri.ai