Ekzekutohet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës/ Viktima, ish-polic! Rezulton i dënuar më parë për vrasjen e kushëririt

Ekzekutohet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës/ Viktima, ish-polic! Rezulton i dënuar më parë për vrasjen e kushëririt

Një ish-efektiv i policisë është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të hënës në Vaun e Dejës. Ngjarja ndodhi në fshatin Paçram, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj u gjet i pajetë në rrugën nga policia. Krimi i rëndë dyshohet për hakmarrje, pasi 65-vjeçari rezulton me precedentë penalë, pasi ishte dënuar për vrasje me dashje. Nga informacionet e siguruara nga korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani, ai mësohet se tre dekada më parë ka ushtruar detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit, nga radhët e të cilës ka dalë në vitin 1994. Më pas, ai ka kryer një vrasje për të cilën është arrestuar më 1995, por është arratisur në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave. 65-vjeçari është arrestuar më vonë dhe ka vuajtur dënimin e Gjykatës...