Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ekzekutimi në Vau i Dejës/ Syri TV sjell pamjet nga vendi i ngjarjes! Viktima, ish-polic, kishte dy vite që kishte dalë nga burgu
Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e Frrok Lleshajt, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Vrasja ka ndodhur në një zonë të errët pranë një toke bujqësore, në afërsi të banesës. Syri Tv publikon pamjet nga vendi i ngjarjes ku efektivë policia po kryejnë veprimet e para hetimore. Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu. Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, një ish-efektiv policie u arrestua më vonë ne 2006 ku vuajti dënimin me burg dhe doli në 2023. Viktima 65 vjeç, sipas dosjes hetimore dhe vendimit të gjykatës, rezulton se ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj. Lleshaj ka qenë i dënuar...