Ekzekutimi me pushkatim në SHBA/ Vance nuk do ta ndjekë drejtpërdrejt, debat për transmetimin e pamjeve

Ekzekutimi me pushkatim në SHBA/ Vance nuk do ta ndjekë drejtpërdrejt, debat për transmetimin e pamjeve

Zëvendëspresidenti amerikan J. D. Vance ka deklaruar se nuk do ta ndjekë drejtpërdrejt ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hassan, ish-psikiatrit ushtarak të dënuar për vrasjen e 13 personave në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas, në vitin 2009. Gjatë një vizite në Ohajo, Vance u shpreh se nuk është i sigurt nëse transmetimi i drejtpërdrejtë do të realizohet, ndërsa njoftimi për publikimin e pamjeve ka shkaktuar reagime dhe kritika në qarqet politike amerikane. Sipas raportimeve të mediave të huaja, ekzekutimi i Hassan është planifikuar për 3 dhjetor dhe, nëse realizohet, do të ishte ekzekutimi i parë nga ushtria amerikane në 65 vjet. Çështja ka nxitur debat mbi mënyrën e zbatimit të dënimit me vdekje, veçanërisht pas njoftimit se ekzekutimi mund të transmetohet drejtpërdrejt. Zyra...