Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, nis në Apel gjyqi për ‘killerin’ portugez Rubens Saraiva! Shkalla e parë e ka dënuar përjetë

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, nis në Apel gjyqi për ‘killerin’ portugez Rubens Saraiva! Shkalla e parë e ka dënuar përjetë

Nën masa të rrepta sigurie nisi sot (13 tetor) seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraiven i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt. Ngjarja ka ndodhur në 19 prill 2023 në lokalin e tij “Coral”, në Shëngjin. Gjykata e shkallës së parë Lezhë e ka dënuar portugezin Saraiva me burgim të përjetshëm. Në sallë janë të pranishëm edhe familjarë të Nikulajt. Në nisje të seancës që po mbahet në Apelin e Tiranës, sipas Anila Hoxhës, i pandehuri nënshkruan deklaratë që nuk njeh gjuhën shqipe dhe kërkon përkthim në anglisht nga përkthyesi.