Ekzekutimi i Artan Myrtaj, policia: Do ngrihet grup i posaçëm për situatën kriminale në Sarandë
pamje nga vendngjarja ku u vra Artan Myrtaj SARANDË-Pas atentatit të ndodhur më 20 shtator në Sarandë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj dhe u plagos kalimatri Xhevdet Skëndaj, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash, duke ngritur një grup të posaçëm me ekspertë të strukturave qendrore për rivlerësimin e situatës kriminale në qytet. Policia njofton se masat janë ndërmarrë pas takimit të zhvilluar një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita me drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë. Grupi i posaçëm përbëhet nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Sigurisë Publike, të cilët do të kryejnë një analizë të thelluar të situatës kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore...
Burimi:
zeri.ai