Ekzekutimi i 19-vjeçari shqiptar në Francë, autori në kërkim, identiteti i viktimës ende i panjohur

Ekzekutimi i 19-vjeçari shqiptar në Francë, autori në kërkim, identiteti i viktimës ende i panjohur

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, u vra me armë zjarri në rrugë, në zonën pranë stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras. Sipas raportimeve të mediave franceze, i riu është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Autori, ende i paidentifikuar, ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vend, ku bënë përpjekje për ta reanimuar të riun, por ai u shpall i vdekur nga mjekët pak para orës 20:30....
Burimi: Syri.net