Ekuadori goditet nga një tërmet i fuqishëm, plagosen 20 persona

Ekuadori goditet nga një tërmet i fuqishëm, plagosen 20 persona

Të paktën 20 persona u plagosën dhe shumë ndërtesa u dëmtuan nga një tërmet me magnitudë 6.3 që goditi sot provincën bregdetare të Esmeraldas, në pjesën veriperëndimore të Ekuadorit. Tërmeti dëmtoi të paktën 60 ndërtesa, sipas vlerësimit të fundit nga Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të Rrezikut të vendit (SNGR). Probleme janë raportuar edhe në rrjetin e energjisë elektrike dhe telekomunikacionit, ndërsa janë dëmtuar edhe një urë dhe rrugë. Tërmeti ka ndodhur 8.4 kilometra larg qytetit Esmeraldas, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, sqaron Shërbimi i Menaxhimit të Rrezikut përmes një postimi në platformën X, duke shtuar se tërmeti është...
Burimi: Top-Channel.tv