Ekstradohet nga Kroacia 51-vjeçar i kërkuar për trafik droge

Ekstradohet nga Kroacia 51-vjeçar i kërkuar për trafik droge

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Zagrebi në Shqipëri nga bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe autoriteteve kroate. Bëhet fjalë për Agustin Lleshi, 51 vjeç, lindur në Lezhë, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës kishte caktuar në vitin 2023 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas autoriteteve, ky shtetas dyshohet se ishte i përfshirë në një rast të transportimit të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, me qëllim shitjen. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2023, pranë mbikalimit të Rrëshenit, dhe ishte goditur nga Policia në kuadër...
Burimi: Syri.net