Eksplorimi përfundon në alarm/ Dy turistë holandez, humbin orientimin në Liqenin e Komanit, gjenden nga policia

Eksplorimi përfundon në alarm/ Dy turistë holandez, humbin orientimin në Liqenin e Komanit, gjenden nga policia

Në kërkim të shtegut për t’u rikthyer, njëri prej tyre pësoi lëndime duke bërë që të kërkonin ndihmë. Dy turistë hollandezë humbën orientimin pasditen e së shtunës, teksa eksploronin shtigjet rreth liqenit të Komanit. Ata u gjetën rreth orës 23 të mbrëmjes, ndërsa rikthimi i tyre në Koman u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës.