Ekspertja italiane: Të gjithë jemi në shënjestër të hakerave, çdo pajisje e lidhur me internetin rrezikohet! Taktikat dhe si të mbroheni

Ekspertja italiane: Të gjithë jemi në shënjestër të hakerave, çdo pajisje e lidhur me internetin rrezikohet! Taktikat dhe si të mbroheni

Të gjithë mund të bëhen objektiv i sulmeve kibernetike, nga qytetarët e zakonshëm te institucionet dhe kompanitë e mëdha. Paralajmërimi vjen nga Anna Vaccarelli, presidente e Shoqatës Italiane për Sigurinë Informatike (Clusit), e cila thekson se të dhënat personale janë kthyer në një nga objektivat më të kërkuar nga kriminelët kibernetikë. Në një intervistë për Tgcom24, Vaccarelli shpjegon se sulmet kibernetike janë shtuar ndjeshëm gjatë periudhës 2024–2025, ndërsa grupet kriminale janë organizuar gjithnjë e më mirë dhe po përshtaten me zhvillimet teknologjike. Sipas saj, rreziku nuk kufizohet vetëm te bankat, institucionet financiare apo bizneset, pasi çdo person dhe çdo pajisje e lidhur me internetin mund të shndërrohet në objektiv. Pajisjet e zakonshme mund të shndërrohen në pikë hyrjeje për hakerat Duke iu referuar sulmit kibernetik...