Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Eksperti i merkatos e bën fakt të kryer: Ismajli sezonin e ardhshëm do të luajë me Torinon
Eksperti italian i merkatos, Xhanluka Di Marcios, e ka bërë fakt transferimin e mrojtësit Ardian Ismajli te Torino. Sipas tij Ismajli sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e “granatave”. Ismajli është aktualisht pa skuadër. Mbrojtësi mbylli sezon të shkëlqyer individualisht në Seria A, por skuadra e Empolit nuk ia doli të mbijetojë. Për Ismajlin janë përfolur disa skuadra, që e kërkojnë. Ndër të tjera ishin Bolonja dhe Verona në Seria A, ndërsa Beshiktash e dëshironte Ismajlin në Turqi.