Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Eksperti i arsimit: Rama gënjen, mësuesit dhe edukatoret paguhen më pak se sanitaret në QSUT
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, i ka dhënë një “shuplakë” shumë të fortë qeverisë duke thënë se rrogat për mësuesit dhe edukatoret janë më të ulëta se rroga e një punonjëse sanitare në QSUT. Ai ka renditur shumë problematika, të cilat hasin në arsim sot, duke nisur nga infrastruktura shkollore e deri te mungesa e trajnimeve për mësuesit. “Jemi të përgatitur në nivel pedagogjik, por jemi të papërgatitur në sistemin 12-vjeçar. Në këtë sistem vuajmë disa probleme shumë të mëdha. Kemi infrastrukturë të dobët shkollore, nuk kemi shkolla të digjitalizuara që t’u përgjigjen zhvillimeve, që janë sot Inteligjenca Artificiale dhe të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Siç e pamë në studimin e fundit, ne kishim koeficientin e inteligjencës më të ulëtin në Ballkan dhe Europë....