Ekspertët gjejnë gurë që përmbajnë gjurmë floriri, mund të kenë qenë vegla argjendarie 4000-vjeçare

Ekspertët gjejnë gurë që përmbajnë gjurmë floriri, mund të kenë qenë vegla argjendarie 4000-vjeçare

Ekspertët kanë pohuar se gurët e lëmuar të zbuluar pranë Stonehenge mund të kenë qenë pjesë e veglave të një argjendarie 4000-vjeçare. Arkeologët nga Universiteti i Leicester-it zbuluan gjurmë ari në sipërfaqen e tyre, gjë që tregon se dikur ishin përdorur si çekiç ose kudhra për përpunimin e metaleve. Artefaktet ishin varrosur në një varr të epokës së bronzit në fshatin Upton Lovell në Wiltshire dhe u gërmuan për herë të parë në 1801. Dy njerëz u varrosën në këtë tumë varrimi të cilët në atë kohë mendohej se ishin një shaman dhe gruaja e tij. Kjo për shkak se një nga grupet e mbetjeve skeletore kishte veshur një ‘kostum të përpunuar’, duke përfshirë një mantel ceremonial, gjerdan me rruaza dhe copa kockash kafshësh të...