Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ekspeditë arkeologjike në Antigonenë antike të Shqipërisë
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka njoftuar se ka nisur ekspeditë arkeologjike në Antigone, parkun arkeologjik afër Gjirokastrës. “Ditë emocionuese në Antigonenë e historisë dhe bukurive të mëdha”, ka shkruar ky institucion në një njoftim në rrjete sociale. Ekipi i udhëhequr nga Roberto Perna dhe Sabina Veseli, ka nisur ekspeditën arkeologjike duke eksploruar thellësinë e historisë nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në gjithë territorin e Parkut Arkeologjik, Hadrianopoli dhe vendbanimet e Luginës së Drinos. “Përveçse një aventurë e bukur që do të na shoqërojë për disa javë ndërsa eksplorojmë nëntokën, kjo eksperiencë do të na kthejë pas në kohë për të zbuluar artefaktet që kanë qenë të mbuluara me shekuj”, shkruhet në njoftim. Sipas shënimeve, Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të...