EKSKLUZIVE/ Ismail Qemali mes hafijeve dhe gjeopolitikës: Botohet për herë të parë letra e panjohur e vitit 1902
Nga Evarist Beqiri Sot, më 8 Nëntor, botohet për herë të parë për publikun shqiptar një nga dëshmitë më tronditëse të luftës psikologjike dhe gjeopolitike të Ismail Qemal Vlorës: letra e tij e panjohur e 8 Nëntorit 1902, dërguar nga Londra për të birin e internuar, Mahmudin. Fakti është që Europa njohu Ismail Qemal Vlorën përpara se të njihte Shqipërinë. Një vit pasi shtypi europian (siç dëshmon revista pariziene “Pro Armenia” në tetor 1901) denoncoi marrjen peng të familjes së tij në Arnavutqoj, dhe pasi Gjykata e Stambollit e kishte dënuar me vdekje në mungesë më 18 Maj 1901, Sulltan Abdylhamiti II priste gjunjëzimin e Themeluesit. Përgjigjja e Ismail Qemalit nuk ishte dorëzimi, por një operacion i mirëllogaritur inteligjence me mbulesë britanike. Duke shkruar nga...
Burimi:
ntv.al