Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ekonomia pa para cash”, Guvernatori ndan detaje për TCH: Si do të kryhet digjitalizimi dhe formalizimi i ekonomisë
Pa para në xhep, vetëm pagesa elektronike – kjo është forma e re e ekonomisë drejt së cilës synon të ecë Shqipëria deri në vitin 2030, përmes digjitalizimit dhe reformimit të sistemit të pagesave. Qeveria është e angazhuar të ndërtojë kushtet infrastrukturore, ligjore dhe kulturore për të arritur këtë objektiv, në bashkëpunim me institucionet kryesore të vendit. Një rol kyç në këtë transformim do të ketë Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, në një intervistë për Top Channel, ndau detaje mbi hapat konkretë të kësaj nisme. “Kryeministri ka pasur në fokus formalizimin e ekonomisë, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe...