Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Enkelejd Musabelliu, zv/Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, shpjegoi pse, sipas tij, është forcuar leku dhe është dobësuar euro. “Duhet të theksojmë që kur flasim për politikën monetare, flasim për një nga gjërat më të komplikuara të ekonomisë, llogaritë për të cilën nuk bëhen as me laps me letër, as me gishta, po bëhen me modele makroekonomike, ku kryqëzohen një sërë faktorësh të ekonomisë dhe ku shkencëtarë të ekonomisë punojnë për të bërë projeksione nga njëra anë, por edhe për të llogaritur efektet nga ana tjetër. Duhet të kemi parasysh disa gjëra. E para dhe më e rëndësishmja, në gjuhën ekonomike këto faktorët të cilat cilësohen si elementët kryesorë që përcaktojnë le të themi një model makroekonomik quhen themele dhe këtu po flasim për inflacionin, për...